Shtetet e botës që udhëhiqen nga gratë NULL NULL 05.02.2016 11:14 05.02.2016 11:14 Në të shumtën e rasteve, historia ka numëruar burra si liderë shtetesh. Në luftën e tyre për të fituar të drejta edhe në vendimmarrje politike, gratë shpesh edhe kanë fituar. Dikur pa të drejtë për t’i votuar vetë të zgjedhurit e tyre, gratë e këtij shekulli kanë arritur që vetë të jenë në krye të shteteve të tyre. Ndër të parat, listohet Kancelarja Gjermane Angela Merkel e cila edhe sipas revistës Forbes është llogaritur si gruaja më e fuqishme në botë. Ajo e ka marrë pushtetin në Nëntor të vitit 2005 dhe vazhdon të qeverisë me Gjermaninë edhe sot. Në mesin e vendeve që në botë numërohen për të pasurit një grua për presidente është edhe Kosova. Atifete Jahjaga qëndron në krye të shtetit që nga prilli i vitit 2011, e gjatë këtij viti ajo pritet ta dorëzojë mandatin e saj. Jahjaga ende nuk e ka bërë të qartë nëse do të kandidojë përsëri për postin e të parës sën vendit. Kolinda Grabar-Kitarović, është gruaja që qëndron në krye të Kroacisë. Ajo ka që nga shkurti i vitit 2015 që është në funksionin e të parës së shtetit. Edhe Liberia udhëhiqet nga një grua. Ajo është presidentja Ellen Johnson-Sirleaf që nga viti 2006-të. Argjentina po ashtu në krye të shtetit ka një grua. Presidentja Cristina Fernandes de Kirchner u bë e para e vendit që nga viti 2007. Bangladeshi, ndonëse një vend i pazhvilluar ekonomikisht e që cilësohet si vend ku dhunohen të drejtat e njeriut, për Kryeministre ka një grua. Sheikh Hasina Wajed, është presidentja e këtij vendi që nga viti 2009. Polonia që tri herë radhazi ka një grua në krye të ekzekutivit. Ishte Hanna Suchocka, Ewa Kopacz e tani Beata Szydlo gratë që po udhëheqin me kryeministrinë polake. Szydlo u bë kryeministre në vitin 2015. Përgatiti KlanKosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.