16:26, 5 Janar 2019

Fotografia pa ngjyra është shtëpia e Nikolao Argjiri (Vreto) në Janinë ku qëndroi Lord Bajron dhe Hobhousi në 5 tetor 1809. Ashtu si duket në këtë fotografi ka qenë një shtëpi tipike karekteristike e njohur në Ballkan me emrin “Arkondiko”. Kjo shtëpi nuk ekziston më pasi u dogj nga zjarri gjatë rrethimit të Janinës ne 1913.

Pronari i saj që ishte një tregtar i madh gjatë kohës së Ali Pasha Tepelenës , gjithandej është cilësuar si grek por mbiemri i tij Vreto tregon më tepër për rrënjë vllahe. Ky mbiemër është shumë i përhapur dhe në Shqipëri.

Ndërsa në fotografinë e dytë tregohet gjendja e kësaj shtëpie e cila është rindërtuar mbi gërmadhat e shtëpisë së djegur. Si shikohet nuk është në gjendje shumë të mirë dhe nuk është restauruar. Ballkani duhet të tregojë më tepër vemendje ndaj monumenteve që e lidhin me kulturën botërore./gazeta-Shqip.com/