Shtatzëna Eva Longoria pozon plot elegancë…dhe patate të skuqura NULL NULL 23.02.2018 22:30 23.02.2018 22:30 Eva Longoria duket e shpërqendruar ditëve të fundit. Kjo padyshim se është e kuptueshme pasi aktorja është shtatzënë me fëmiun e saj të parë. Ajo po pret një djalë që qysh tani duket se ka qejfet e veta. Në një fotografi që aktorja e postoi në rrjetin social Instagram ka treguar se derisa ajo po pozonte pranë një pishine për një fotosesion plot glamur, afër kishte edhe një pjatë me patatet e skuqura. “Kur je duke realizuar një fotosesion por bebi dëshiron t’i ketë afër patatet e skuqura. E premte e lumtur”, ka shkruar ylli i “Desperate Housewives”, transmeton Klan Kosova. View this post on Instagram When you’re doing a photo shoot but baby wants the fries close by! 😂🤰🏻😂 #HappyFriday A post shared by Eva Longoria Baston (@evalongoria) on Feb 23, 2018 at 10:03am PST Qysh prej kur u bë publik lajmi se Longoria dhe bashkëshorti i saj Jose “Pepe” Baston janë në pritje të një fëmije, aktorja ka përdorur rrjetet sociale për t’i informuar fansat e saj për udhëtimin e saj të “ëmbël”. Në një postim të lezetshëm ditë më parë, aktorja shihet duke mbajtur një bluzë afër barkut të saj të fryrë ku shkruan “Më pëlqen të mendoj se edhe verës i mungoj unë”. View this post on Instagram I really hope so 🤣🍷 Happy Tuesday!!! A post shared by Eva Longoria Baston (@evalongoria) on Feb 13, 2018 at 9:55am PST *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.