Shtatë të vdekur pas shkëputjes së kabinës në Kashmir NULL NULL 25.06.2017 17:41 25.06.2017 17:41 Të paktën shtatë persona kanë vdekur në Kashmir të Indisë, pasi që është shkëputur një tel i cili mbante kabinat lëvizëse, në resortin turistik Gulmarg. Kjo kabine pas shkëputjes ka rënë në tokë duke vrarë të gjithë personat që ishin në të. Dy nga të vdekurit janë fëmijë. Ndërsa sipas disa burimeve persona të tjerë janë të ngujuar nëpër kabina në lartësi të theksuara, kjo për shkak të erërave të forta. Teleferiku në Gulmarg është ndër më të lartit në botë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Në uniformë ushtarake burri plagos tre persona në Bregun Perëndimor, përfshirë një të mitur 46 sekonda më parë
Kosova Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë 5 minuta më parë