djath
10:30, 12 Janar 2017

Djathi ju ndihmon të qëndroni në formë

Kjo ndodh falë substancave të quajtura “butyrate”, që gjenden në shumë lloje djathërash. Studiuesit këshillojnë konsumin e djathit pasi ai ndihmon në forcimin e metabolizmit. Djathërat që kanë sasi shumë të larta të kësaj substance nxisin stomakun të prodhojë sasi të tjera të substancës, pra kemi përfitim të dyfishtë prej djathit  në këtë rast.

Djathi mund të ndalojë në parandalimin e shfaqjes së kancerit

Nga një studim ka dalë se pikërisht sasia e butyrate-t që gjendet në djathë mund të mbrojë zorrën e trashë nga shfaqja e kancerit, dhe gjithashtu redukton inflamacionin që dëmton zorrën e trashë me kalimin e kohës.

Djathi ndihmon në formimin e masës muskulore

Djathi, shumë i pasur në proteina, është një zgjedhje e shkëlqyer për të formuar muskuj. Kjo pasi proteinat janë të përbëra prej aminoacideve, që janë elementët që ndërtojnë indet e muskujve.

Djathi është i shëndetshëm për kockat

Duke qenë se djathi bëhet nga qumështi, ai është shumë i pasur me kalcium, gjë që bën që ai të jetë shumë i shëndetshëm për kockat tuaja. Dietologët thonë se konsumi i vetëm 28 gramë djathë parmixhan  ju jep 336 miligramë kalcium, dhe kjo është një sasi e mjaftueshme e sasisë së nevojshme ditore që trupi ka për kalcium. Të meshkujt e rritur sasia e nevojshme e kalciumit është 1000 miligramë në ditë.

Djathi është i shëndetshëm për dhëmbët

Kjo është falë përmbajtjes së kalciumit  dhe fosforit. Këto dy minerale luftojnë acidin laktik që gjendet në gojën tonë, dhe e pengojnë atë që të  dëmtojë smaltin, i cili shërben që ne të mos ndiejmë dhimbje gjatë ngrënies dhe pengon prishjen e dhëmbëve.

Djathi mund të parandalojë shfaqjen e diabetit

Ekspertët besojnë se kjo ndodh për arsye se substanca “butyrate” ndihmon që trupi të përdorë insulinën në mënyrë sa  më efektive, kjo për sa i përket kontrollit të nivelit të sheqerit në gjak.

Edhe personat që janë alergjikë ndaj nënprodukteve të qumështit mund të konsumojnë disa lloje djathërash.

Kjo është e mundur pasi në prodhimin e disa llojeve të djathit, si parmixhani dhe mocarela, e gjithë laktoza e qumështit hiqet plotësisht, dhe djathi mund të konsumohet pa problem nga të gjithë personat.

Interesante