Shqipëria shkëlqen ndaj Katarit, gati për Euro 2016 NULL NULL 29.05.2016 19:34 29.05.2016 19:34 Shqipëria ka mposhtur 3 me 1 Katarin në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Austri. Kuqezinjtë ishin në disavantazh që në minutën e dytë, por kjo doli të ishte vetëm një gafë pasi futbollistët shqiptarë përmbysën gjithçka dhe shënuan fitore. Shifrat i barazoi mbrojtësi Arlind Ajeti në minutën e 23 duke u pasuar nga Ermir Lenjani pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë. Qershinë mbi tortë e vendosi Armando Sadiku me një super gol nga distanca në minutën e 60-të. Kjo fitore vjen pak para fillimit të kampionatit evropian që do mbahet në Francë dhe ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë në histori. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.