Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria paguan naftën më shtrenjtë se Franca dhe Gjermania

NULL NULL
05.05.2016 22:15

Një grafik i publikuar në datën 2 Maj në faqen globalpetrolprices.com, që tregon çmimet e naftës në dollarë për liter e rendisin Shqipërinë në vendin e 13 në botë.

Çmimet variojnë nga taksat që vendos çdo vend për konsumatorët, sqarohet në metodologjinë e renditjes. Shqipëria lë pas vende si Finlanda, Franca, Gjermania dhe të gjitha vendet e rajonit.

Pavarësisht uljes së çmimit në tregjet botërore, shqiptarët vazhdojnë ta paguajnë njësoj karburantin, kryesisht për shkak të taksave të larta dhe për shkak të monopolit në treg./Lapsi

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.