Shqipëria nis të zhvendosë mjetet e blinduara NULL NULL 16.04.2018 09:29 16.04.2018 09:29 Udhëtarët në rrugën Tiranë –Durrës janë habitur dje kur në autostradë kanë parë të qarkullojnë mjete të blinduara të ushtrisë. Nuk pati ndonjë njoftim nga Ministria e Mbrojtjes, por mendohet se mjetet e reja të blinduara të jenë pjesë e një dhurimi nga SHBA prej 248 mjetesh me vlerë 12 mln dollarë e ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve. Automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMWV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1 pushkatar, peshojnë 6 ton, si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km. Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhedhës./syri.net *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 12 minuta më parë
Lajme Izraeli thotë se vrau komandantin e raketave të Hezbollahut në sulmin ajror në Liban 12 minuta më parë