Shqipëria humb me Malin e Zi NULL NULL 15.09.2016 11:24 15.09.2016 11:24 Shqipëria ka humbur edhe ndeshjen e pestë të fazës së grupeve përball Malit të Zi në transfertë me rezultatin 94-56. Kjo ishte humbja e pestë në po kaq ndeshje për kuqezinjtë në këtë fazë grupesh të kualifikuese të Europianit 2017, transmeton Klan Kosova. Kundërshtari që kishte përballë ekipi shqiptar ka një potencial shumë më të madh, gjë për të cilën ishin të vetëdijshëm. Shima ishte lojtari më i mirë i përfaqësuese sonë, megjithatë pikët e tij nuk mjaftuan për të bërë më tepër se kaq. Ndeshja e fundit e Shqipërisë do të jetë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” më 17 shtator përball Sllovakisë./Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.