b3852e90-5150-4994-8ffb-5ae6fc0ef350-0
17:47, 11 Janar 2017

Më 1 janar 2017 në Shqipëri hyri në fuqi Paketa e re Fiskale, e cila e rriti me 8 lekë për litër akcizën e gazit për automjetet. Kjo rritje e Qeverisë u shoqërua me një rritje të menjëhershme nga tregtarët për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Një litër gaz aktualisht kushton 62 lekë për litër, ndërsa në 2016-n ishte 45-50 lekë për litër; si për familjarët ashtu edhe bizneset e përdoruesit e automjeteve. Pra kemi një rritje me gati 20 lekë për litër.

Kjo rritje do t’i detyrojë familjarët të paguajnë më shumë para nga xhepi i tyre në këto ditë të ftohta dimri për ngrohje apo gatim, duke qënë se energjia elektrike është më e kushtueshme dhe gazi mbetet një alternativë më e favorshme ekonomike, shkruan Lapsi.al.

Gjithashtu kjo rritje e detyron bizneset e vogla dhe të mesme, të cilët përpos enrgjisë elektrike, si lëndë të dytë përdorin gazin, të rrisin çmimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë; çka sigurisht, do të rëndojë sërisht në xhepat e konsumatorëve.

 

Interesante