18:54, 14 Shkurt 2018

Ish-Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi mësohet se ka mbërritur në Presidencë ku do të takohet me Kreun e Shtetit shqiptar, Ilir Meta, në kuadër të proçesit konsultues pas letrës që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ka drejtuar Presidentit.

Bushati kërkoi nga Meta plotfuqishmërinë për grupin negociator në lidhje me negociatat që po zhvillohen me Greqinë, ku përfshihet edhe përcaktimi i kufirit detar mes dy vendeve.

Pas letrës së Bushatit, Presidenti Meta ka nisur një proces konsultimesh me ish-Presidentët e mëparshëm, shkruan syri.net.

Interesante