Shqipëri: Pranohet ideja për një Ministri të Diasporës NULL NULL 19.10.2015 09:09 19.10.2015 09:09 Diaspora shqiptare shpesh herë ka tërhequr vëmendjen e qeverive shqiptare, jo për shkak të numrit të madh anë e kënd botës, por për shkak të arritjes në fusha të ndryshme të jetës dhe ngritjen në piedestal të flamurit shqiptar. Por duket se mundi dhe djersa e tyre shpesh herë nuk fitojnë vëmendjen e duhur të shtetit mëmë ndaj pak ditë më parë një grup shoqatash shqiptare që veprojnë në Itali u paraqitën në një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani dhe me kryeparlamentarit Ilir Meta në selinë e Kuvendit me dy kërkesa: një ministri të posaçme për diasporën dhe të drejtën e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Tashmë këto dy kërkesë që ka vite që diskutohen në ambientet politike shqiptare janë bërë pjesë edhe e tryezave jo zyrtare të mazhorancës dhe të opozitës. Mes radhëve të mazhorancës janë të gjithë dakord për sa i përket të drejtës së votës, por askush nuk kundërshton që të ketë edhe një ministër për diasporën. Edhe pse mendojnë se është shumë shpejt të dalin hapur me një përgjigje, deputetë të mazhorances shprehen se është e domosdoshme që këto dy kërkesa të përfaqësuesve të diasporës të vendosen në një agjendë të afërt të qeverisë. “Shpesh herë diaspora jonë nuk merr vëmendjen e duhur, përpos veprës së tyre madhore për të ngritur lart emrin e Shqipërisë në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Është mëse e domosdoshme që të marrë një zgjidhje çështja e votës së emigrantëve. Kushtetuta shqiptare u jep të drejtë për të “folur” me anën e votës, si shtetas shqiptarë që janë, ndaj duhet të krijohen kushte për të mundësuar votimin në shtetet ku ata jetojnë, pasi jo të gjithë mund ta kenë mundësinë të vijnë të votojnë në Shqipëri. Ndërsa për sa i përket një kërkese tjetër të tyre në lidhje me një ministri të Diasporës, edhe kjo duhet parë me seriozitetin më të madh. Ndodh që ne shpesh krenohemi me arritjet e tyre, por nga ana tjetër duhet tu qëndrojmë më pranë. Përderisa edhe nga ana jonë ekziston një frymë pozitive për të qenë edhe më pranë emigrantëve shqiptarë kudo në botë, besoj se nuk ka arsye përse këto kërkesa mos plotësohen”, shprehen eksponentë të mazhorancës. Aktualisht për emigrantët shqiptarë ka një drejtori të posaçme pranë Ministrisë së Jashtme. Në takimin e mbajtur pak ditë më parë me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Itali, Presidenti Nishani u shpreh se e drejta e votës duhet pasqyruar në ligjin zgjedhor në mënyrë që të gjithë shtetasit me shtetësi shqiptare, pavarësisht se ku ndodhen apo jetojnë, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet parlamentare./Shekulli.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiq s'e komenton as sot pranimin e Kosovës në Këshillin Evropian: Flas nesër 14 minuta më parë