7:59, 11 Gusht 2018

Është arrestuar pas 12 orësh kërkime vrasësi i shumëfishtë, Ritvan Zykaj, i cili mbrëmjen e djeshme vrau tetë persona të fisit të tij në fshatin Resulaj të Vlorës në Shqipëri.

Arrestimi i 24 vjeçarit u bë mëngjesin e sotëm, ndërkohë që nuk jepen informacione se në çfarë rrethanash është kryer arrestimi i Zykaj.

Në kërkimin e Zykaj morën pjesë repartet më të specializuara të policisë shqiptare.

Zykaj vrau pasditen e djeshme vëllanë e gjyshit të tij si edhe shtatë anëtarë të familjes duke përfshirë edhe dy fëmijë.

klankosova.tv