Shqipëri: 2.120 vdekje nga ndotja e ajrit gjatë vitit 2016 NULL NULL 17.07.2017 17:35 17.07.2017 17:35 Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifrat për ndotjen e ajrit gjatë 2016, në raportin për Cilësinë e Ajrit në Europë. Situata në Shqipëri paraqitet alarmante teksa vitin e kaluar janë shënuar 2,120 vdekje për shkak të përqëndrimit të lartë në ajër të grimcave të dëmshme. Agjensia Europiane këshillon shtimin e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e ndotjes së ajrit nën ato të përcaktuara nga Bashkimi Europian, gjë e cila kërkon angazhim global. Raporti i vitit 2016 për cilësinë e ajrit në Europë nga Agjensia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifra të frikshme për vendin tonë sa i përket numrit të vdekjeve të parakohshme si pasojë e ndotjes së ajrit. Plot 2120 persona humbën jetën gjatë vitit 2016, prej të cilëve 2.010 ishin viktima të përqendrimit të lartë të grimcave të imëta në ajër, 10 të përqendrimit të dioksidit të nitrogjenit dhe 100 nga përqendrimi i ozonit. Krahasuar me vitin 2013, kur numëroheshin 776 të vdekur, kjo shifër thuajse është trefishuar. Situata më alarmante në rajon paraqitet në Serbi, ku gjatë vitit 2016, kanë humbur jetën 10.730 persona për shkak të ndotjes së ajrit, shkruan oranews. Ndërkohë, Mali i Zi mban rekordin më pozitiv në rajon me vetëm 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit, për vitin që lamë pas. Raporti vëren se cilësia e ajrit në Europë i tejkalon vlerat e përcaktuara nga Bashkimi Europian, një trend që pritet të vijojë deri në vitin 2020, pavarësisht një përmirësimi të vogël përgjatë periudhës 2006-2014. Agjencia Europiane e Mjedisit këshillon shtimin e përpjekjeve për të ulur vlerën e përqendrimit të grimcave të dëmshme nën nivelet e përcaktuara nga vetë Bashkimi Europian. Sipas këtij raporti, politikat efikase për rritjen e cilësisë së ajrit kërkojnë veprim dhe bashkëpunim jo vetëm në nivele rajonale apo kontinentiale, por në nivele globale, të cilat duhet të ndikojnë sidomos mbi sektorët ekonomikë dhe të përfshijnë publikun. Agjencia Europiane e Mjedisit e sheh këtë bashkëpunim si të rëndësishëm dhe të nevojshëm për të arritur një mbrojtje të kapitalit natyror dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik, social dhe të mirëqenies, pika të cilat janë pjesë e vizionit të Bashkimit Europian për vitin 2050 për jetesën e mirë brenda kufijve të planetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shefi i EULEX-it për votimet në veri: Po angazhohemi që secili ta ushtrojë të drejtën demokratike 3 minuta më parë
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 32 minuta më parë