Shqipëri: 19 deputetë dhe 11 kryebashkiakë probleme me drejtësinë NULL NULL 29.07.2016 21:02 29.07.2016 21:02 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri publikoi rezultatet e verifikimit të formularëve të dekriminalizimit për deputetët dhe kryetarët e bashkive. 19 deputetë dhe 11 kryebashkiakë plotësuan dënimet, ndalimet apo proceset gjyqësore dhe akuzat me të cilat ishin përballur. 7 deputetë kishin marrë pafajësinë me vendim të formës së prerë ose cështja i ishte pezulluar. Të dhënat për dy kryetarët e bashkisë, Artur Bushi dhe Elvis Roshi po verifikohen nga Prokuroria e Përgjithshmë, ndërsa Roshi është në arrest shtëpie për këtë çështje, shkruan Lapsi.al. Gjithsesi asnjë nga të dhënat që po verifikohen për deputetët nuk do të kenë për pasojë ndërprerjen e mandatit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët 10 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila: S'jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje 13 minuta më parë