Shpjegimi i Genc Prelvukaj për listën e punësimeve të VV-së, publikuar nga PDK-ja NULL NULL 21.08.2016 21:34 21.08.2016 21:34 Reperi Genc Prelvukaj ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook ku shpjegon përse gjendet emri i anëtarit të grupit Etnon, Milot Hasangjekaj, në listën e të angazhuarve nga Komuna e Prishtinës, që është publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Sipas PDK-së, njerëzit në atë listë, përmbi 200 persona, janë militantë të Vetëvendosjes, ndaj edhe i ka punësuar Komuna e Prishtinës. Por Prelvukaj e mohon kategorikisht këtë, sidomos kur përmendet emri i Milot Hasangjekajt. “Po të ishte bërë ndonjë favorizim apo përjashtim shkaku i bindjeve politike ne nuk do të ishim ftuar në koncert shkaku i punës time politike në të kaluarën dhe unë i përgëzoj për këtë gjë”, ka shkruar Prelvukaj, njofton Klan Kosova. “Sa për korrektësi më duhet të sqaroj një gjë: Ne kemi qenë të angazhuar nga Komuna e Prishtinës për përformancë siç bën dhe ka bërë komuna rregullisht për gjithë këto vite. Miloti si anëtar i grupit ka nënshkruar dokumentet e nevojshme të pagesës dhe kjo është arsyeja pse figuron emri i tij aty. Nuk ka kurrfarë punësimi apo angazhimi politik”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 18 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë