Shpëton jetë me furnizimet e hudhura mjekësore (VIDEO) NULL NULL 22.10.2018 13:11 22.10.2018 13:11 Elizabeth McLellan, dikur infermiere, kishte shëtitur botën duke parë shumë spitale dhe klinika në mungesë të furnizimeve mjekësore. Në anën tjetër, në SHBA, autoritetet federale kërkonin nga spitalet që t’i hedhin furnizimet e papërdorura dhe të pastra pasi që pacientët të jenë lëshuar nga spitali. Kështu, Elizabeth më 2007 kishte filluar t’i marrë këta artikuj në shtëpinë e saj deri sa nuk kishte pasur më vend se ku t’i linte. Dy vjet më vonë, ajo e kishte marrë me qira një magazinë për t’i ruajtur këto produkte ndërkaq inciaitvës së saj i ishin bashkuar disa njerëz duke çuar në krijimin e organizatës “Partnerët për Shëndetin Botëror”. Kjo organizatë i mbledh këta artikuj mjekësor, ua kontrollon datën e skadimit, i sistemon, i paketon, dhe pastaj i dërgon në vendet në zhvillim e sipër përfshirë këtu disa vende aziatike, afrikane si dhe në Lindje të Mesme e Indi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 7 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 7 orë më parë