10:28, 13 Mars 2018

Një ditë pas ngjarjes në dyqanin e celularëve në Tiranë, policia ka vënë në pranga pronarin, Gentian Hoxha.

 34-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi i lëndës plasëse.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në dyqanin e Hoxhës dyshohet se po prodhonte një lëndë plasese me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer. Si pasojë është vetëdëmtuar rënde 34-vjeçari dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.

Materiale proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel