Shpërthim eksplozivi në Shkodër NULL NULL 14.02.2018 08:45 14.02.2018 08:45 Një shpërthim eksplozivi që ishte vendosur pranë një garazhi, pronë e shtetasit me iniciale D.K., ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Lënda plasëse dyshohet të jetë e llojit tritol dhe sipas ekspertëve ka qenë në sasi të vogël, shkruan Top Channel. Policia ka intervistuar familjarët ku ka ndodhur shpërthimi për të mësuar ndonjë detaj në lidhje me motivet apo autorët, por për momentin ngjarja është e pazbardhur. Gjithashtu, agjentët e policisë kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së disa bizneseve aty pranë, që mendohet se mund të japin informacion në lidhje me autorët e lëvizjet e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: Prokuroria Speciale të hetojë kontratat njëburimore të realizuara nga Qeveria Kurti 9 minuta më parë
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 29 minuta më parë