Shpenzoi para për t’i ngjasuar Kim Kardashiant, u pendua shumë NULL NULL 04.11.2016 22:10 04.11.2016 22:10 Clarie Leeson, ka shpenzuar 18 mijë dollarë që të duket si ylli i reality show, Kim Kardashian. Por, ajo nuk është fare e lumtur më me dukjen e saj, transmeton Klan Kosova. 27 vjeçarja, është e lodhur kur njerëzit po e krahasojnë me Kim. “Jam e lodhur duke më krahasuar me Kim Kardashian. Unë kam personalitetin tim”. “Gjithmonë më ka pëlqyer Kim dhe mendova që ta kopjoj pamjen e saj, por tani e urrej që dukem kështu”. “Është duke më shkatërruar jetën. Njerëzit nuk më kuptojnë që nuk është kompliment që të më krahasojnë me Kim”. “Ndihem si idiote dhe pendohem shumë që doja të dukesha si ajo”. “Unë kam personalitetin tim”, ka shkruar Leeson. Por në fillim ajo ka treguar se i pëlqente shumë kur njerëzit i thonin që i ngjason Kim. “E kam shikuar reality show e Kim Kardashiant për disa sezona dhe më pëlqente si bënte grim dhe si vishej. Ajo është shumë e bukur dhe çdo kush po tentonte të dukej si ajo”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.