Shpenzoi 20,000 funte për tu dukur si David Beckham NULL NULL 23.09.2016 22:30 23.09.2016 22:30 Një tinegjer i papunë në Britani të Madhe që merr rreth 15,000 funte ndihmë në vit nga qeveria britanike, ka deklaruar se ka shpenzuar 20,000 dollarë për tu dukur si idoli i tij David Beckham. Jack Johnson 19 vjeçar nga Nottingham’i, është aq i fascinuar me pamjen e futbollistit, sa ka shpenzuar me mijëra dollarë në tretmane kozmetike për të arritur pamjen e Beckham. Ai ka bërë botox e ka mbushur buzët e po ashtu ka rregulluar edhe dhëmbët. Ndonëse ka thënë se nuk është tifoz futbolli, Jack ka thënë se paratë e taksapaguesve që i ka shfrytëzuar në këto ndërhyrje, ia kanë vlejtur totalisht. “Gjithmonë kam dashur të dukem si ai, sepse s’ka njeri në botë që do të thoshte se ai është i shëmtuar. E adhuroj se si ai duket e po ashtu edhe personalitetin e tij”, ka thënë Jack, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.