9:59, 17 Maj 2018

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka postuar ne llogarinë e tij në Facebook një foto nga një aksident trafiku në rrugën “Rexhep Luci” të Prishtinë.

Ahmeti ka vlerësuar se po të mos ishin pengesat antiparking ky aksident do të ishte më i rëndë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se së shpejti do të nis përdorimi i kamerave për shkelje trafiku.

“Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë). Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë”.