Shpella e aventurierëve NULL NULL 20.08.2017 16:30 20.08.2017 16:30 25 km larg nga Tirana, në drejtim të fshatit Pëllumbas, ndodhet Shpella e Pëllumbasit, një destinacion i futur rishtaz në preferencat e turistëve aventurierë. Rruga me automjet nga qendra e Tiranës deri në fshatin që i ka dhënë emrin shpellës nuk zgjat më shumë se 15-20 min. Ndërsa nga fshati në drejtim të shpellës një shteg i ngushtë që përshkohet në këmbë është e vetmja mundësi mbërritjeje. Rrugës ndesh edhe bashkëudhëtare si breshkat, që ashtu si turistët kanë marrë drejtimin për nga shpella për t’u freskuar në ujin e lumit Erzen në ditët e nxehta të gushtit. Terreni është i një niveli mesatar. Ka shkallë druri e mbrojtëse hekuri, por edhe stola për ndalesa të vogla, që e bëjnë më të lehtë ngjitjen. Pas 40 minutash ecjeje, shfaqet Shpella e Pëllumbasit. Pikërisht këtu, në hyrje të shpellës, të parët tanë ndiznin zjarr për të mprehur armët e pjekur mishin, dhjetëra shekuj më parë. Është e vështirë të imagjinosh se në këtë shpellë ka pasur jetë 10 000 vite më parë, ndërsa ky destinacion është zbuluar nga arkeologë e specialistë të fushës vetëm në vitin 1995. Shpella e Pëllumbasit ndodhet rreth 350 metra mbi nivelin e detit. Ajo njihet edhe si Shpella e Zezë, pasi stalaktiket e stalakmitet këtu kanë ngjyrë të errët. Ka një gjatësi në formë tuneli afro 70 metra të gjatë dhe lartësi nga 15 metra në hyrje në 45 në brendësi, aty ku është e vështirë të depërtosh për shkak të lagështisë së shumtë, e cila e bën terrenin edhe më të vështirë. Temperatura në brendi të shpellës është rreth 11 gradë celcius, çka e vështirëson jetesën e gjallesave, por jo të lakuriqëve të natës, që në këtë shpellë janë të shumtë. Shpella e Pëllumbasit është një ndër 5 shpellat karstike në të gjithë Evropën me vlera të paçmueshme që duhen mbrojtur. “Shpella ka rëndësi jo vetëm arkeologjike, por edhe historike, edhe kulturore, edhe natyrore. Sipas Muzeut të Shkencave të Natyrës së Firences, skeletet e anijeve që janë gjetur në Shpellën e Pëllumbasit mendohet që kanë jetuar 10 mijë-400 mijë vjet përpara. Pa diskutim që është një monument i jashtëzakonshëm arkeologjik-kulturor e historik-natyror. Kush nuk e ka vizituar Shpellën e Pëllumbasit ua rekomandojmë ta bëjnë sepse do të mbeten vërtetë të mahnitur”, thotë guida. Në kthim, një çift turistësh aventurierë nga Italia, kureshtarë e të përgatitur për të vizituar shpellën. Christina tregon: “Më ka folur një mikesha ime shqiptare për këtë shpellë. Kam parë në Instagram foto të mrekullueshme. Është një vend ende i pastër dhe shumë i bukur. Ka pak të tillë. Është hera e parë që vij këtu e do të qëndrojmë 10 ditë, pak në të gjithë Shqipërinë”./Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 22 orë më parë