Shmangni lodhjen fizike e shpirtërore në vjeshtë NULL NULL 17.09.2018 14:30 17.09.2018 14:30 Gjendja e zymtë dhe mërzitja e brendshme mund të shfaqet në pah tek njerëzit ndërsa hyjmë në stinën e vjeshtës. Por sipas këshillave tradicionale kineze, ruajtja e qetësisë së brendshme dhe reduktimi i luhatjeve të humorit, mund të lehtësojë ndikimet negative të ndjenjës së mërzitjes, transmeton Klan Kosova. Në vjeshtë, është e përshtatshme që të zhvillohen stërvitjet e lehta jashtë dhomës, të cilat mund të sjellin përmirësimin e gjendjes shpirtërore. sportet e përshtatshme përfshijnë vrapin e lehtë, shëtitjet, notin, stërvitjet “Taiji” ose ushtrime joge. Këto stërvitje mund të shmangin gjendjen e zymtë dhe mërzitjen e brendshme. Shëtitja në natyrë Zhvillimi i turizimit në mjedise me gjelbërim është shumë i efektshëm për eleminimin e lodhjes emocionale dhe të mërzitjes. Vendet me gjelbërim nga qetësojnë shpirtërisht, pasi ato kanë një forcë magjike për pastrimin e emeocioneve negative. Kur zhytemi në bukurinë e natyrës, mërzia e lindur e brendshme tek ne largohet si me dorë, në mënyrë të natyrshme. Në fakt, vjeshta është edhe stina e përshtatshme e turizmit, kur gjethet e pemës janë shumëngjyrëshe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 21 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 21 orë më parë