10:46, 18 Maj 2017

Këngëtarja e njohur e muzikës shqipe Shkurte Fejza, ndonëse çdo herë shfaq talentin e saj me muzikë,  kësaj here zgjodhi të flas për dicka krejt tjetër.

Duke qenë mirënjohëse ndaj fansave të saj për mbështetjen e dhënë për këngët e saj, këngëtarja e cila njihet për këngët më atdhedashëse në vend, ka pranuar se nuk ka ambicie të merret me politikë, njofton Klan Kosova.

Në një status të publikuar në facebook, duke iu referuar zgjedhjeve të parakohshme, Shkurte Fejza ka apeluar tek gjithë qytetarët që të votojnë partitë dhe kandidatët të cilët janë më atdhetarët dhe punëtorët.

”Miq të mi të dashur, simpatizues shumë të respektuar të këngëve të mija, Ju që më keni mbështetur për dyzet vite me radhë gjeneratë pas gjenerate në ditë të mira dhe në ditë të vështira për mua, për ju dhe për gjithë popullin shqiptarë. Ju jeni pjesa ma e ndërgjegjshme e kombit shqiptarë dhe unë krenohem me ju. Andaj dua të ju them se: Unë nuk kam ambicie të merrem me politikë por edhe nuk dua ta dëshpëroj asnjërin nga ju qe jeni nëpër parti të ndryshme politike, edhe për këtë arsye nuk aderoj në parti politike.
Kam vetëm një kërkesë nga Ju: Ashtu si jeni ju ma të mirët prej të gjithë të tjerëve votoni nëpër partitë tuaja të preferuara por mundohuni dhe votoni vetëm ata që mendoni se janë ma të ndershëm, ma atdhetarë dhe që punojnë, ma së shumti për këtë popull sepse mjaftë kemi vuajtur. Ky do të ishte patriotizmi ma i madh sepse sot patriot është ai që punon shume dhe ndershëm për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës sonë të dashur.
Me dashuri dhe respekt Shkurte Fejza”.

Interesante