Shkup: Universiteti “Nënë Tereza” ndan titull nderi për nobelistin Ferid Murati NULL NULL 19.06.2018 14:09 19.06.2018 14:09 Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot organizoi solemnitet me rastin e ndarjes së titullit “Doktor nderi i shkencave” për Ferid Muradin, doktor i njohur në korniza botërore, farmacist dhe fitues i Çmimit Nobel, shqiptar nga Maqedonia. Ferid Murad, i cili në vitin 1998 e fitoi Çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi, lindi në vitin 1936 në Indiana, SHBA. Prejardhjen e ka nga fshati Llakavicë, ku ka lindur babai i tij, shkruan Medial.mk. Autor është i shumë punimeve shkencore nga sfera e farmakologjisë mjekësore. Në nder të tij, spitali i përgjithshëm në Gostivar e mban emrin e tij. Në ngjarjen me rastin e ndarjes së titullit të nderit, sot në Universitetin “Nënë Tereza” do të marrë pjesë ede ministri i Arsimnit dhe Shkencës, Arbër Ademi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.