9:01, 12 Prill 2018

Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore ndaj Memphis Grizzlies me  rezultat 137-123, në një ndeshje ku Rusell Westbrook arriti të bëhej lojtari i parë që në dy stinorë radhazi ka mesatare triple-double.

Ai shënoi vetëm gjashtë pikë, por regjistroi 19 asistime dhe 20 kërcime. Megjithatë, për nga pikët  te OKC-ja kontribuoi më së shumti Paul George me 40 pikë.

Në anën tjetër, te Grizzlies më së shumti pikë arriti Dillon Brooks, 36.

Interesante