15:39, 9 Nëntor 2018

Grupe nxënësish të shkollave fillore në Mitrovicë, të premten panë për së afërmi kanë vizituar objektet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonalë në Mitrovicë.

Vizita u bë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe qasjes aktive mes Policisë dhe institucioneve të edukimit, në takim nxënësit i priti nënkolonelja Afërdita Mikullovci, e cila shprehi gatishmëri dhe përkushtim të Policisë për relacione të ndërsjellta në raport me nxënësit dhe shkollat.

Që nga fillimi i vitit shkollor 2017/18 Policia ka realizuar aktivitete në fushën e edukimit, sensibilizimit, të dukurive negative nëpër shkolla, njofton Klan Kosova.

Nxënësit gjatë vizitës vizituan hapësirat e punës në objektin policor, qendrën e komunikimit ku pasqyruan njohuri të kënaqshme për punën, rolin e Policisë në fushën e sigurisë.