Shkolla shqipe nga Gjermania fiton kuizin “Ti je pjesë e atdheut” NULL NULL 31.07.2016 13:10 31.07.2016 13:10 Ministria e Diasporës ka organizuar kuizin e diturisë “Ti je pjesë e atdheut”, dhe në finalen e mbajtur të dielën fitues kanë dalë nxënësit e shkollës shqipe nga Gjermania, njofton Klan Kosova. Pjesë e kuizit kanë qenë nxënës shqiptarë nga diaspora; Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia. Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjën pyetjeve nga lëndë si; Gjuha dhe Letërsi shqipe, Kultura, Histori dhe Gjeografi. Finalja e kuizit u përshkrua edhe me një pikë instrumentale, një pikë baleti dhe një poezi të recituar nga një mësues i shkollës shqipe në Greqi. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Valon Murati. “Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë mësuesit shqiptarë që me përkushtim e vendosmëri e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë gjallë identitetin kombëtar, shkollën shqipe në Gjermani, Zvicër, Austri, Greqi e në shumë shtete të botës”, ka thënë Murati. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 35 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë