Shkodra fillon të normalizohet pas përmbytjeve NULL NULL 24.03.2018 22:50 24.03.2018 22:50 Prej 3 javësh, hidrocentralet mbi Lumin Drin kanë bërë shkarkime të konsiderueshme dhe e gjithë sasia e ujit ka përfunduar në Lumin Buna, lumë që ka përmbytur pjesën e Nënshkodrës. Sot shkarkimet kanë rënë ndjeshëm dhe kjo është ndjerë edhe në Nënshkodër, ku niveli i ujit ka nisur të bjerë. Uji ka nisur të terhiqet me 20 cm nga zonat e përmbytura. Gjithashtu, tërheqja e ujit ka nisur edhe në zonat periferike të qytetit, ashtu edhe në zonen e pedonales pranë Urës së Bunës, ku një ditë më parë kishte prezencë uji, shkruan Top Channel. Ndryshe nga disa ditë më parë, disa zona si rruga e Dajçit apo Velipoja, mund të kalohen edhe me automjete. Po ashtu, kanë mbërritur edhe ndihmat e para nga jashtë vendit për zonat e përmbytura: 500 pako me ushqime dhe 18.5 ton koncentrat nga qeveria turke. Përmbytja e deritanishne në Nënshkodër e qytetin e Shkodrës izoloi nga uji 500 shtëpi, përmbyti rreth 50 banesa e mbi 5 mijë ha tokë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gjendet në gjendje jo të mirë shëndetësore 72-vjeçarja e zhdukur nga Dragashi 7 minuta më parë