14:51, 13 Janar 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Një fëmijë trevjeçar është gjetur i mbytur në lumin Kir në Shkodër. Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët kanë gjetur fëmijën dhe kanë njoftuar familjarët.

Familjarët kanë dërguar me urgjencë fëmijën në spital, por megjithë ndihmën e shpejtë i vogli nuk ka mundur të mbijetojë./lapsi.al