Shkodër, arrest me burg për ish-drejtorin e ALUIZNI-t NULL NULL 22.05.2017 17:58 22.05.2017 17:58 Ish-drejtori i ALUIZN-it në Shkodër, i arrestuar tre ditë më parë për shpërdorim detyre, ka dalë këtë të hënë para trupit gjykues, pas kërkesës së mbrojtjes për rivlerësim të masës së arrestit, shkruan Top Channel. Por Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Ardian Dodanin, duke hedhur kështu poshtë kërkesën e avokatit të tij. Mbrotja gjatë seancës është shprehur se ish-drejtori ka vepruar në përputhje me ligjin, por organi i akuzes e ka kundërshtuar këtë duke u shprehur se janë pesë objekte që janë legalizuar në zona ku ligji e ka të ndaluar legalizimin. Pasi ka dëgjuar argumentet e palëve, trupi gjykues ka lënë në fuqi kërkesen e organit të akuzës, duke e kthyer Dodanin në qeli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji 2 minuta më parë