Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për trajtimin e dhimbjeve NULL NULL 20.01.2019 16:30 20.01.2019 16:30 Shkencëtarët kanë zhvilluar një mënyrë të re të trajtimit të dhimbjes duke ‘heshtur’ me sukses qelizat e trurit që interpretojnë siklet. Ekspozimi i minjve në temperatura të pakëndshme aktivizon një zonë të trurit të tyre të njohur si amygdala, e cila përpunon emocionet. Kur qelizat në amygdalas të brejtësve u bllokuan, kafshët ende prodhonin sinjale të dhimbjes, por ato nuk u interpretuan nga truri i tyre. Kjo bëri që brejtësit të largohen nga burimi i dhimbjes, por nuk treguan shenja të shqetësimit. Për të analizuar se si truri interpreton dhimbjen, studiuesit modifikuan gjenetikisht qelizat në amigdalën e minjve që të bëheshin fluoreshente kur ishin aktive. Ata gjetën këto qeliza u ndriçuarn kur minjtë ishin të ekspozuar ndaj nxehtësisë ose ngacmimeve në lëkurë. Për të heshtur këto qeliza, shkencëtarët i modifikuan gjenetikisht për të shprehur receptorë ndaj një medikamenti të paidentifikuar që e ulë aktivitetin e tyre. Qarqet e trurit për dhimbje kanë tendencë të jenë të ngjashme midis specieve, dhe këto mekanizma mund të funksionojnë njëjtë edhe tek njerëzit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024