22:00, 8 Nëntor 2018

Shkencëtarët tani mund të identifikojnë ankthin dhe depresionin përmes monitorimit të sinjaleve në tru, të cilat u mundësojnë atyre që të diagnostifikojnë dhe të trajtojnë më mirë personat me këto çrregullime.

Për të dyja këto çrregullime besohet se ka mungesë të diagnostifikimit, dhe metodat aktuale për gjetjen e tyre janë tejet subjektive.

Pa diagnozë të saktë pacientët mund të përdorin medikamente më shumë se që kanë nevojë, apo edhe nuk gjejnë ilaçet e duhura.

Studiuesit nga Universiteti San Francisco në California, besojnë se metoda e tyre e re e përdorimit të elektrodave që të shikojnë vazhdimisht sinjalet e trurit në qoftë se ndryshojnë.

Kjo medotë ka identifikuar me sukses ankthin në një testim klinik të vogël me 21 pacientë.