Shkencëtarët po shpikin drurin e “padukshëm” NULL NULL 25.05.2016 15:54 25.05.2016 15:54 Disa shpencëtar të Universitetit të Maryland kanë punuar për të shpikur një material druri transparent. Druri i “padukshëm” sipas profesorit të Departamentit të Inxhinierisë në këtë universitet, Liangbing Hu, është më i fortë se druri tradicional dhe mund të përdoret në vend të materialeve që nuk janë fare pak miqësore me ambientin, siç është plastika. E në një botë kur arkitektura urbane mbështetet kryesisht në përdorimin e xhamit dhe çelikut, zëvendësimi i këtyre materialeve me materiale transparente mund të bëjë revolucion në konceptin e projektimit si dhe do të zvogëlonte shpenzimet për ngrohje, transmeton Klan Kosova. Impikimet nga ky hulumtim i cili është publikuar në gazetën shkencore Advanced Materials – janë shumë të gjera. Hu, sheh se në një të ardhme të afërt ky material do të zëvendësojë xhamin. “Dritaret e xhamit janë shumë problematike për verën dhe dimrin, kanë izolim të keq termik”. “Si një izolant natyral, druri mund të izolojë mirë nga të ftohtit dhe mund ta mbajë vendin freskët gjatë verës”, shpjegon Hu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.