Shkencëtarët afër kurës për alergjinë ndaj kikirikëve NULL NULL 22.02.2018 11:00 22.02.2018 11:00 Një kapsule me pluhur kikirikësh që ka për qellim parandalimin e alergjisë së rrezikshme ndaj kikirikëve është duke u zhvilluar. Shkencëtarët kanë thënë se 67% e fëmijëve që konsumojnë doza të kikirikëve pluhur çdo ditë, brenda një kapsule apo të hedhur nëpër ushqime, ishin në gjendje të tolerojnë dy kikirikë pas një viti. Alergjia ndaj kikirikëve, e cila vetëm në Amerikë prekë miliona fëmijë, mund të shkaktojë reaksione të ndryshme duke filluar nga skuqja e hundës e deri tek problemet me frymëmarrje. Me vite të tera studiuesit janë munduar që të gjejnë një kurë për këtë alergji dhe kapsula me pluhur kikirikësh është tretmani më i mirë aktualisht. Megjithatë studiuesit kanë paralajmëruar se një gjë e tillë nuk duhet të provohet në shtëpi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 22 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 23 orë më parë