Shkenca shumë pranë krijimit të pilulave kontraceptive për meshkujt NULL NULL 22.04.2018 15:45 22.04.2018 15:45 Shkencëtarët kanë arritur shumë pranë krijimit të pilulës kontraceptive mashkullore. Përbërja e njohur si EP055 pas futjes në macaketë mashkullore, spermatozoidi i tyre nuk ishte në gjendje të lëvizte, ka rezultuar studimi i fundit, njofton Klan Kosova. Ky hulumtim u realizua në Karolinën e Veriut, ndërsa autori Michael O’Rand theksoi se përbërja e kthen aftësinë e notimit të spermës por duke kufizuar ndjeshëm aftësinë e fekondimit. Fillimisht kjo pilulë është testuar në majmunë, ndërsa ata nuk kanë pasur efekte anësore. Shumica e pilulave të kontrollit të lindjes së femrave përmbajnë një përzierje të estrogjenit dhe progesteronit të hormoneve, të cilat mund të shkaktojnë shtim në peshë dhe ndikojnë në disponimin e tyre. Aktualisht, kontraceptimi i meshkujve është i kufizuar kryesisht në prezervativë, të cilat mund të dështojnë deri në 18 për qind të kohës nëse mbishkasin gabimisht, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day