Shkëlqimi i yjeve në Cannes NULL NULL 21.05.2015 23:26 21.05.2015 23:26 Është nata më e rëndësishme e festivalit të Kanës. Yjet kanë marshuar në tepihun e kuq në hyrje të hotelit du Cap-Eden-Roc, në afërsi të Kanës. Shkëlqimin tapetit të kuq kësaj radhe ia sollën modelet Kendall Jenner, Ggigi Haddid dhe Lara Stone. Ato nuk kanë hezituar që të shfaqin dukshëm trupat e tyre të bukur. Motra e vogël e Kim Kardashian, Kendall Jenner, ishte veshur në Calvin Klein dhe rrezatonte në fustanin e bukur ngjyrë rozë të errët me hapje simetrike. Flokët e saj dukeshin aq natyrale, saqë të jepte përshtypjen se kishte dalë për kafe. Gigi Hadid kishte nxjerrë në pah figurën e saj të hollë në një fustan të bardhë që tregonte suhmë cka. Ndonëse më mëngë të gjata, ajo nuk i kishte lënë shumë hapësirë imagjinatës. Ajo kishte shpalosur gjoksin në një dekolte mjaft interesante. Lara Stone dukej sensacionale në një fustan ngjyrë ari i cili shpaloste shumë nga hiret e saj. Fustani i saj linte hapësirë për të parë se çfarë kishte nën të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.