“Në emër të bordit unë do të doja të falënderoj Gordon për shërbimin e tij të shkëlqyer për ekipin kombëtar”, tha shefi ekzekutiv i Federatës Skoceze, Stewart Regan

18:02, 12 Tetor 2017

Gordon Strachan ka lënë detyrën e tij si menaxher i Skocisë katër ditë pasi skuadra nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës Rusia 2018.

Vendimi, i marrë në bashkëpunim me bordin e Federatës së Futbollit Skocisë, do të thotë se Strachan 60-vjeçar lë një punë që mori në janar të vitit 2013.

“Në emër të bordit unë do të doja të falënderoj Gordon për shërbimin e tij të shkëlqyer për ekipin kombëtar”, tha shefi ekzekutiv i Federatës Skoceze, Stewart Regan.

Interesante