Shkarkohet nga detyra prokurori që hetoi ish-guvernatorin Ardian Fullanin NULL NULL 15.11.2018 14:02 15.11.2018 14:02 Prokurori Ramadan Troci është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Ai ishte kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Komisionerët e Vetting-ut thanë se, pas sitës së trefishtë të vetting-ut, rezulton se prokurori Troci ka një apartament në pronësi dhe një llogari bankare prej 2.5 milionë lekësh. Por, KPK-ja shtoi se prokurori ka probleme me pasuritë, përderisa nuk shpjegon dot nëse ka apo jo pjesë takuese në një shtesë pa leje prej 32 metrash katrorë, të ndërtuar nga i ati në Paskuqan. Gjithashtu, KPK-ja mendon se prokurori nuk qartëson kontratën e qirasë të lidhur me një person tjetër, për një banesë në të cilën Troci jeton bashkë me familjen. I njohur si prokurori që hetoi ish-guvernatorin Ardian Fullani, si dhe hapi skandalin e tokave në Vlorë, Trocit iu kërkua llogari edhe për dosjet hetimore në Bulqizë. Por, prokurori tregoi se çdo vendim pushimi që kishte marrë, e ka vendosur në bazë të provave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 33 sekonda më parë
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 18 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve 19 minuta më parë