Shkarkohet drejtoresha e Qendrës Shëndetësore, mori pjesë në fushatë NULL NULL 30.05.2017 13:01 30.05.2017 13:01 Kanë vazhduar shkarkimet nga ministrat teknikë të Lulzim Bashës për përfshirjen e administratës në fushatë zgjedhore në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnje, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka detyruar edhe vartësit. Pezullimi është bërë deri në sqarimin e plotë të situatës, raporton Lapsi.al, përcjellë Klan Kosova. Po sot Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit për mospjesëmarrjen në fushatë elektorale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti i sigurisë për kërcënimet nga Serbia: Policia e Kosovës di si të ballafaqohet me situatën (VIDEO) 13 minuta më parë
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 25 minuta më parë