“Shkarkimi i ministrit Rikallo, domosdoshmëri” NULL NULL 14.09.2017 13:52 14.09.2017 13:52 Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se po të funksiononte Prokuroria, sot do ta trajtonte rastin e ministrit të ri të Bujqësisë Nenad Rikallo, i cili është akuzuar për torturim të banorëve të “Dardanisë” në Prishtinë. “.Po të kishte Qeveri ky shtet, një paramilitar me histori torturuese si kjo, as që do të ishte pjesë e kabinetit të Republikës. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri. Pazaret e Lista Srpskas s’mund të mundin dinjitetin e viktimave shqiptare”. “Janë me dhjetëra qytetarë e dëshmitarë që pretendojnë keqtrajtim brutal të civilëve shqiptarë. Pretendimet e tyre s’kanë për të kaluar në heshtje. Do të bëjmë gjithçka, në Parlament e jashtë tij, për të marrë përgjigjet e duhura. Ftoj Prokurorinë e Kosovës të trajtojë pa vonesë pretendimet në fjalë”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë