Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shitësi kosovar i veturave mashtron zviceranët

NULL NULL
28.05.2017 09:15

Një 32 vjeçar me prejardhje nga Kosova, shitës automobilash në Bernë është dënuar me gjobë (efektive) prej 6000 frangash për mashtrim të Zyrës Kantonale për Komunikacion Rrugor. S

ipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre (një zvicerane dhe një austriak, 24 gjegjësisht 27 vjeçarë) që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, shkruan bernerzeitung.ch.

Po ashtu gjykata e ka dënuar atë me pagesë të shpenzimeve gjyqësore prej 1900 frangash si dhe me 900 franga për tejkalim në komunkacion (në një rast tjetër).

Sipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre (një zvicerane dhe një austriak, 24 gjegjësisht 27 vjeçarë) që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, transmeton albinfo.ch. Punonjësit janë larguar nga puna ndërsa Gjykata Regjionale Bern Mittelland i ka dënuar me gjobë, me kusht.

Ata kishin mundësuar falsifikimin e të dhënave të automobilave në së paku dhjetë raste.

Por, gjykata e ka liruar kosovarin në pikën në të cilën ata dy e ngarkonin: sipas tyre, ai i ka shantazhuar ata dy. Sipas tyre, ai i ka kërcënuar se do t`i publikonte filmimet ku ata duken duke u puthur në një makinë. Nga frika se do t`i dekonspironte, ata i janë nënshtruar atij, duke pranuar të bënin falsifikimin e të dhënave për makinat e tij, duke i mundësuar përfitime materiale kosovarit.

Gjykata ka konstatuar se ata kanë gënjyer, pasi që gjatë procesit gjyqësor është treguar edhe një filmim i fshehtë i bërë nga kosovari ku shihen ata dy duke u marrë vesh me kosovarin se si do të deklaronin nëse zbuloheshin, për paratë që do t`i merrnin nga ai për falsifikimin e të dhënave. Aty shihet se nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi as shtrëngimi nga tregtari i veturave, përcjell albinfo.ch.

Pas ballafaqimit me këtë xhirim, austriaku ka pranuar veprën, ndërsa zvicerania ka heshtur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.