11:53, 12 Tetor 2017

Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedov, menoi se i ka bërë një dhuratë të hatashme presidentit rus, Vladimir Putin, në vizitën e tij në rezidencën Bocharov Ruchei në Sochi.

Gjatë takimit të tyre, Berdimuhamedov zbuloi se i kishte sjellë një këlysh të barinjve turkmenë, të cilin e kapi për qafe dhe ia dhuroi Putinit.

Putin u duk i befasuar por i kënaqur me këlyshin, të cilin madje e ledhatoi dhe e puthi.

Sipas Reuters, Berdimuahemdov i tha Putinit pasi ia dha këlyshin se kafsha ishte një faktor lidhës nes tyre.

“Ne kemi një mik të përbashkët”, tha ai.

“Ky është qeni unik alabai i botës. Dhe sot e solla këtë alabai të vogël me mua”.

Putin i ka vënë emrin qenit emrin “Verny”, që në Rusi nënkupton “besnik”.

Interesante