19:39, 13 Gusht 2017

Ylli i Mission Impossible, Tom Cruise, është lënduar gjatë performimit të një skene në filmin e gjashtë të kësaj serie filmash.

Ata po xhironin në Londër kur 55 vjeçari kërceu nga një kulm ndërtese në tjetrën, në të cilën u përlas fort.

Ai më pas u pa duke çaluar dhe duke mbajtur këmbën nga dhimbjet .

Cruise u pa duke u ndihmuar nga pjesëtarët e tjerë të filmit pas fundit të videos.

Interesante