Shikoni se ku do jetojë Obama, pas zhvendosjes nga Shtëpia e Bardhë (FOTO) NULL NULL 26.05.2016 18:13 26.05.2016 18:13 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama, sigurisht që kanë menduar për jetën e mëtejshme pasi të dorëzojnë detyrat e tyre të tanishme. Këta të fundit siç raporton Mail Online, tashmë kanë marr me qira një shtëpi spektakolare për të vazhduar jetën e tyre pasi të largohen nga Shtëpia e Bardhë, njofton Klan Kosova. Shtëpia e mahnitshme siç shihet edhe në fotografi, vjen me një vlerë prej 4,3 milionë dollarë amerikanë, është e vendosur në një nga lagjet më komode dhe elegante në Washington DC, njofton Klan Kosova. Brenda saj ekzistojnë dhoma të veçanta, hapësira zbavitëse dhe jasht gjendet një kopsht i qetë ndërkohë që shtëpia është e ndërtuar në vitin 1928 dhe përmbanë nëntë dhoma gjumi. Ndërkaq për më shumë shikoni fotografitë në vazhdim: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.