Shikoni sa është dobësuar Johnny Depp NULL NULL 29.03.2017 14:30 29.03.2017 14:30 Viti i kaluar dhe fillimi i këtij viti nuk kanë qenë edhe aq të lumtur për aktorin hollivudian Johnny Depp. Pas ndarjes me gruan e tij dhe problemeve me ligj, Johnny nuk duket aspak në formën e tij më të mirë. Ai u pa duke hyrë në një restorant të Los Angeles, ku kishte shkuar për të darkuar me këngëtarin Elton John dhe një grup miqsh, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Ylli i filmit Piratët e Karaibeve duket se i është kthyer jetës aktive si beqar, dy muaj pas finalizimit të divorcit të hidhur nga aktorja Amber Heard. Megjithatë, rënia e tij drastike në peshë na lë të shqetësuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.