Shfaqja “Pendimi” vazhdon rrugëtimin në Festivalin ndërkombëtar të Teatrove “Korifej 2017” NULL NULL 05.08.2017 12:35 05.08.2017 12:35 Ekipi i shfaqjes “Pendimi” përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombetar të Teatrove “Korifej” në Kolašin të Malit të zi. Kjo shfaqje është zgjedhur në mesin e 13 shfaqjeve teatrale të tjera në festivalin “International Theater Festival Korifej 2017”, transmeton Klan Kosova. Në kastën e aktorëve të saj bëjnë pjesë: Enesa Sejdija dhe Kastriot Hetemi, me regji të Marigona Bekteshi – Ferati, kurse producent i saj është Mirsad Ferati. Ekipi i shfaqjes shoqërohet nga zyrtar të DKRS-së nga Komuna e Obiliqit. “Pendimi” sivjet do të perfaqësojë Kosovën edhe në festivale të tjera ndërkombëtare në Angli, Belgjikë, Indi dhe Romani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 12 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 18 orë më parë