Shet virgjinitetin online për 2.5 milionë euro NULL NULL 17.11.2017 19:00 17.11.2017 19:00 Modelja 19 vjeçare, Giselle, pohon se ka shitur virgjinitetin online për dy milionë funte te një biznesmen i pasur nga Abu Dhabi. Tinejxherja amerikane, që e ka bërë transaksionin kontradiktor përmes ueb-faqes gjermane, Cinderella Escorts, synon që t’i përdorë paratë për t’i financuar studimet e saj universitare, raporton The Sun, transmeton Klan Kosova. “Kurrë nuk do të kisha ëndërruar që oferta do të rritej aq shumë, dhe se ne do t’i arrinim 2.5 milionë euro”, tha Giselle. “Kjo është ëndërr e bërë realitet”, tha ajo. Modelja beson që akti i shitjes online të virgjinitetit është çlirues, duke shtuar se është e shokuar që shumë njerëz janë kundër kësaj. “Nëse dua ta bëj herën e parë me dikë që nuk është dashuria ime e parë, ky është vendim i imi”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.