Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sheshel: Serbisë i nevojiten bazat ushtarake ruse

NULL NULL
27.03.2017 15:58

Lideri i Partisë Radikale Serbe , njëherit kandidat në zgjedhjet presidenciale në Serbi Vojisllav Sheshel  bëri thirrje për një aleancë me Moskën dhe vendosjen e bazave ushtarake ruse në Serbi.

Ai  në një intervistë  për Russia Today ka vlerësuar se Serbia ka nevojë për bazë ushtarake ruse për shkak të kërcënimeve që e rrethojnë atë.

“Jam i bindur se Serbia kurrë nuk do të bëhet anëtare e BE-së. Partia jonë do të kundërshtojë atë. Ne do të doja që të kishim një bashkim doganor me Rusinë”, theksoi ai.

Sheshel ka shtuar se Serbia dëshiron që të ketë një ushtri të përbashkët me Rusinë dhe “të njëjtën uniformë të ushtrisë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.